Live

Kryesindikalisti Sefaj ende ka dilema e mosbesim për takimin Kurti-Hykolli!

15:56 / 27 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

nga Kosova Live

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civil (SSHCK) Ali Sefaj, tha se i kanë
tejkaluar keqkuptimet me kreun e BSPK-së, Atdhe Hykolli ndërsa ky i fundit realizoi
një takim me kryeministrin Kurti në kuadrin e dialogut social. Deklaratën që e
lëshoi Qeveria pas këtij takimi se te dy palët kanë renë dakord për dy ligjet,
atë të pagave dhe ligjin për zyrtarët publik, nxiti zemërim e pakënaqësi përbrenda
organizatave sindikale.

Sot, për kosovalive.net,në një intervistë të shkurtë, sindikalisti Sefaj, tha se kanë kërkuar
sqarim nga kreu i BSPK-së përse ai është pajtuar me qeverinë për këto dy ligje.\

Mirëpo, siç deklaroi Sefaj pas një takimi me z. Hykolli, tashmë e kanë kuptuar situatën se
Qeveria e ka lëshuar deklaratën e njëanshme meqë për të nuk ka qenë dakord edhe
kryetari i BSPK-së.

“Unë mendoj që zotëri Hykolli është keqcituar nga qeveria, çuditem si nuk e ka demantuar
akoma këtë për fatin se mua më ka thënë diçka tjetër dhe nuk është ajo për të
cilën ata më kanë cituar. Realisht në rast se Atdhe Hykolli e ka thënë fjalë
për fjalë siç e ka thënë qeveria apo në konceptin e asaj që e ka thënë qeveria,
atëherë Atdhe Hykolli ka hequr dorë nga përfaqësimi i punëtorëve të sektorit
publik për arsye se ne jemi të pakënaqur me këto dy projektligje”, tha ai.
/

Pakënaqësitë e sindikalistëve ende vazhdojnë sipas Sefajt. Ai pohoi se do ta përcjellin me vëmendje shkallën e koeficienteve gjatë muajit
janar e pastaj do të dalin edhe me qëndrime të detajuara.

“Vazhdojnë akoma pakënaqësitë dhe pakënaqësitë tash janë edhe më të mëdha dhe me të
rritura për arsyeje qeveria nuk i ka marr për bazë asnjë nga komentet tona,
qoftë të BE-së, të organizatave joqeveritare dhe veçmas nuk i ka marrë për bazë
as komentet e anëtareve të grupit punues. Thjeshtë këto ligje për ne veçmas
ligji për zyrtarët publik është ligj diskriminues. Ndërsa ligji për pagat është
ligj që promovon pa barazi”,
tha ai.

Tutje, ai tha se sindikatat kanë të drejtë për këto pakënaqësi për arsye se nuk janë marr për bazë komente e tyre dhe se këto ligje sipas Sefajt e privojnë një zyrtar të
administratës shoqërore t’a rrisë përgatitjen profesionale.

Megjithatë, kryetari i SSHCK-së, Sefaj, ka dilema për takimin Kurti-Hykolli. Ai tha se nëse Hykolli e ka përkrahur këtë votim të ligjeve, ai veç se ka hequr dorë nga përfaqësimi i
punëtorëve të sektorit publik.

Tutje, Sefaj tha se jemi në pritje që këto dy ligje të nënshtrohen dhe të dalin në gazetën
zyrtare.

“Ne kemi bërë veprime konkrete besoj që jemi në pritje që këto dy ligje të nënshtrohen
dhe të dalin në gazetën zyrtare dhe ne pastaj nëpërmjet avokatit të popullit
t’i dërgojmë në gjykatën kushtetuese për të vlerësuar kushtetshmerinë e tyre në
rast se nuk do t’i dërgojnë partitë politike”, deklaroi ai.
/Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua