Live

Sejdiu: Nga janari, 61 mjekë e lanë punën në Kosovë

08:20 / 25 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Nga janari i këtij viti e deri më tash 61 mjekë kosovarë kanë kërkuar vërtetime për largim e punësim jashtë Kosovës.

Pagat e ulëta, kushtet e punës e mungesa e specializimeve, thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi.

Kështu po thotë kreu i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

Sejdiu potencoi se njëra ndër arsyet kryesore për largimin e mjekëve është çështja e pagës.

“Janë 61 mjekë që kanë tërhequr vërtetimet me qëllim largimi dhe punësimi jashtë Kosovës. Arsyet janë të shumta, por kryesorja ajo e pagave dhe kushtet e punës”, njoftoi Sejdiu për Front Online.

Në Kosovë, paga e një mjeku specialist sipas Ligjit për Paga arrin në 1260 euro bruto, përderisa në Gjermani të njëjtëve po u ofrohen paga mbi 5000 euro dhe kushte shumë më të favorshme në punë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...