Live

Sekuestrohen 8.8 tonë kokainë me vlerë 330 milionë dollarë në Ekuador

19:33 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Autoritetet në Ekuador kanë sekuestruar 8.8 tonë kokainë.

Sasia ishte fshehur mes bananeve në një kontejner në portin e Guayaquil me destinacion Belgjikën, sipas një njoftimi nga shefi i policisë, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Lajmin e ka bërë me dije gjenerali Fausto Salinas në një postim në rrjetin social Twitter ku shkruan: “Ne kemi penguar shitjen ndërkombëtare të 90 milionë dozave me vlerë 330 milionë dollarë në Europë”.

Midis Kolumbisë dhe Perusë, dy vendet ku prodhohen sasitë më të mëdha të kokainës në botë, Ekuadori është shndërruar vitet e fundit nga një pjesë e rrugëve tranzit në një qendër kryesore për trafikimin e pluhurit të bardhë në tregjet evropiane dhe amerikane.

Autoritetet proceduan me një sasi rekord konfiskimi në vitin 2021 që arriti në 210 tonë.

Shpërndaje në

U Kopjua