Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selamanaj ka thënë se po bëhet propagandë ndaj tij me lajme të rreme.
Selmanaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “është riaktivizuar makineria propaganduese parapolitike”.
Ai ka shtuar se po bëhen statuse dhe lajme të rreme, derisa i ka lutur mediat që mos të bien pre e tyre.
“Qenka riaktivizu makineria propaganduese parapolitike. Gjithandej statuse dhe lajme të rreme. Ftoj dhe lus mediet serioze që të mos bien pre e këtyre makinerive”, tha ai.
Në fund, Selmanaj ka thënë se “kjo është shenjë që propagandës dhe mashtrimit po i vjen fundi”.