Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është shprehur i shqetësuar në lidhje me ikjen e qytetarëve nga vendi.
Selmanaj ka thënë se për ikjen e qytetarëve nuk është fajtore vetëm Qeveria Kurti, shkruan kosovalive.net
Sipas Selmanajt, me këtë trend të ikjes, në Kosovë pas 10 viteve do të ketë vetëm 800 mijë banorë.
“Ikjet e qytetarëve janë më të mëdha që nga pas lufta në këto dy vitet e fundit. Nuk po e them që faji është i vetëm i kësaj qeverie. Është faji jonë si shoqëri, është faji jonë si politik që s’kemi arritur shpresë për të jetuar në këtë vend. Njerëzit që po aplikojnë për të marr kredi për të invesuar në Kosovë, bankat kanë filluar s’po i japin, me çfarë arsyetimi, sepse me këtë trend të ikjes në Kosovë pas 10 viteve do të ketë vetëm 800 mijë banorë./kosovalive.net/