Live

Selmanaj: Skandali “Martingate” ka përmasa ballkanike

21:50 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka folur rreth një skandali financiar, ku dyshohet se është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Selmanaj i cili ka udhëhequr edhe me komisionin Ad-hoc të Kuvendit të Kosovës për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike, tha se duket se kjo situatë do të marrë përmasa edhe rajonale.

Ai theksoi se në partinë e tij LDK, këtij skandali i kanë vënë emrin “Martin Gate”.

“Tash po del që ky proces nuk paska qenë dhe aq i thjeshtë dhe ne si LDK po e shohim me shumë shqetësim, e kemi quajtur “Martin Gate” për shkak të një skandali i cili po duket se ka përmasa të nivelit ballkanik të mos themi edhe më gjerë”, tha Selmanaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...