Live

Shala demaskon klanin e LVV dhe të Vjosa Osmanit në krye të RTK’së, nga Besnik Boletini, Shkumbin Ahmetxhekaj e Flutura Kusari e të tjerë!

13:55 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ish- zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTK’së, Mentor Shala, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se deri më tani nuk ka folur për RTK’në e tash po I thotë disa fjalë.

Ai ndër të tjera ka shkruar se po sulmohet i biri para babës që është i zoti i shtëpisë, ku e ka fjalën për Shkumbin Ahmetxhekajn, shkruan Kosovalive.net.

Shala, tutje ka shkruar se kolegëve që e sulmojnë Rilind Gërvallën, duhet ta pyetni RTK’në, Shkumbin Ahmetxhekajn, Flutura Kusarin, Vjosa Osmanin, e msitë të kësaj punë ishin Driton Hetemi e Besnik Boletini.

E ju kolegë të nderum e sulmoni Rilind Gërvallën! Kush e pruni Shkumbin Ahmetxhekajn në krye të RTK? A keni hulumtu? A e keni vet Flutra Kusarin për këtë punë? A e keni vet Vjosa Osmanin, përndryshe presidenten për këtë punë? Shkumbin Ahmetxhekaj është i dekretuar nga pushteti me qenë Drejtor Gjeneral. Edhe ne cilën odë e di ku është vendos që ai me qenë Drejtor Gjeneral! Edhe cili deputet ka qenë ‘veza’ (lidhja) që e ka kry këtë punë. E msit i kësaj pune ka qenë Driton Hetemi e Besnik Boletini në odën e një deputeti të VV”, ka shkruar ai në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua