Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ka thënë se ligji për tatimin në pronë ani pse është hartuar në vitin 2018 nuk ka pasur inflacion.
“Ju thoni se e keni gjetur ligjin në kohën kur është hartuar nuk ka pasur krizë as inflacion as situatë të tillë siç është tani. E keni gjetur ligjin, ne e dimë se brenda ditës keni bërë amandamente brenda ditës, e keni ndryshuar ligjin dhe ka kaluar. Si nuk e keni parë gjatë dy viteve me ndryshu nenin 9”, ka thënë Shala.
Shala ka folur edhe për mos-mbajtjen e seancave në Kuvendin e Kosovës gjatë kësaj jave.
Shala po ashtu ka thënë se këtë javë nuk është mbajtur seanca në Kuvend për shkak të “mazhorancës që janë duke u shëtitur në Evropë”.
“Pse se keni marr një vendim që ta prolongoni perkohësisht, me thirr seancë të jashtëzakonshme, të gjithë nismat e kategorisë sociale i keni hedh poshtë”, ka deklaruar tutje ai.