Live

Shala: Ne do të jemi këtu, për Ty dhe Shtetin!

14:35 / 07 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Ferat Shala ka vlerësuar lartë procesin e sapo përfunduar zgjedhor. Ai ka falenderuar strukturat e Partisë Demokratike dhe në vecanti kryetarin Kadri Veseli. Shala ka premtuar se do vazhdojnë të punojnë pa asnjë kusht për shtetin e Kosoves.

Statusi i plote i Shales:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Vendi ynë – Kosova dje përmbylli me sukses një proces shumë të rëndësishëm demokratik dhe shtetëror duke pasur zgjedhje të lira demokratike, dëshmi kjo e një pjekurie të mirë politike.

Duke qenë se për dy javë sa zgjati fushata zgjedhore unë kam qenë pjesë aktive e saj si kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dua ta bëjë një falënderim publik.

– Së pari, një falënderim shumë i sinqertë shkon për liderin PDK-së, z. Kadri Veseli, i cili gjithmonë është në nivelin më të lartë të përgjegjësisë politike, shtetërore dhe kombëtare.

Një falënderim shkon edhe për strukturat PDK-së në të gjitha nivelet; Për anëtarësinë dhe simpatizantët e PDK-së anë e mban Kosovës, të cilët besuan në PDK-në dhe liderin e saj.

Besimi juaj, puna juaj, vetëm sa do të na forcojë. Do të vazhdojmë të punojmë të palëkundur, rojë e shtetësisë sonë!

Proceset që na presin do t’i dëshmojnë misionet dhe kontributet e secilit!

Ne do të jemi këtu, për Ty dhe Shtetin!

Shpërndaje në

U Kopjua