Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, ka deklaruar se SHBA është e
gatshme që të rikthehet në procesin e bisedimeve Beograd – Prishtinë, por ka “këtë
nuk mund ta bëjë përderisa dy palët nuk marrin vendim për t’iu kthyer dialogut”.
Në në deklaratë për Zërin e Amerikës, Philip Reeker bëri të ditur se për këtë
çështje ka marrë edhe mbëshetjen e Sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.
Në anën tjetër, siç shkruajnë të enjten mediat serbe, presidenti francez, Emmanuel
Macron, po planifikon të emërojë një të dërguar të posaçëm për Ballkanin
Perëndimor, i cili do të luajë rol aktiv në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Gazeta serbe “Blic” shkruan se “Franca po dëshiron rol kyç në zgjidhjen e
problemeve midis Prishtinës dhe Beogradit. Sipas “Blic” përmes të dërguarit
francez për Ballkanin Perëndimor, Macron synon të forcojë ndikimin e tij në
rajon”.
SHBA e gatshme të rikthehet në dialogun Beograd – Prishtinë
17:32 / 18 Korrik 2019
Loading ...
Tjera
08:00 / 05 Shkurt 2025
KQZ-ja sot pranon serverët dhe pajisjet përcjellëse për QNR-në
07:58 / 05 Shkurt 2025