Live

​ShBA: Këtë vit s’ka gjasa që Kievi t’i dëbojë rusët

20:48 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Ukraina nuk ka gjasa të jetë në gjendje të dëbojë të gjitha forcat ruse nga territori i saj brenda këtij viti dhe nuk mendoj se mund të bëhet në një afat të shkurtër, deklaroi tha shefi i Shtabit të Përgjithëm i ushtrisë amerikane, Mark Milley në një intervistë për ”Defense One”.

”Është një detyrë shumë, shumë e vështirë ushtarake”, deklaroi Milley.

“Bëhet fjalë për rreth 200 000 rusë që janë ende në Ukrainën e pushtuar. Nuk po them se nuk mund të bëhet. Unë them se është e vështirë”, shpjegoi ai.

Milley theksoi se ndërkohë Rusia “ka dështuar nga pikëpamja strategjike dhe operacionale”.

”Tani, po dështon edhe nga pikëpamja taktike”, theksoi ai. /ANSA/

Shpërndaje në

U Kopjua