Të paktën 11 persona humbën jetën si pasojë e tornadove të fuqishme që prekën së paku shtatë shtete në Shtetet e Bashkuara.
Stuhitë e forta plagosën dhjetra persona, lane të bllokuar dhjetra banorë në shtëpitë e tyre dhe shkatërruan biznese dhe ndërtesa.
Viktima u shënuan në shtetet e Arkansasit, Alabamës, Illinoit dhe Indianës.
Në disa qytetete, autoritetet kanë bërë thirrje për evakuimin e banorëve.
Rreth 90 mijë abonentë u përballën me mungesë të energjisë elektrike në shtetin e Arkansasit ndërsa ndërepreje pati edhe në të paktën 5 shtete të tjera.
Sipas meteorologëve moti pritet të përkeqësohet gjatë ditës së sotme.
Javën e kaluar, si pasojë e motit të keq, 26 persona humbën jetën dhe mbi 400 shtëpi u shkatërruan në shtetin Misisipi. /Associated Press/