Live

Sheholli flet për çështjen e targave: 35 mijë serb në veri janë peng të Vuçiqit

11:49 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët që vozisin makina me targa që i lëshon Serbia, t’i riregjistrojnë ato në RKS – Republika e Kosovës.

Vendimi i paraparë të niste së zbatuari më 1 gusht kishte shkaktuar tensione në veri të Kosovës dhe është shtyrë për 1 shtator, shkruan Kosovalive.net.

Por pas disa tensioneve ky vendim është shtyer deri më 1 nëntor, ku pronarët e makinave me targa që i lëshojnë autoritetet serbe, nuk do të mund të qarkullojnë në territorin e Kosovës.

Deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, se nuk do ta shtyjë sërish afatin për ndërrimin e targave ilegale nga qytetarët e veriut, Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli për Kosovalive.net, ka thënë se çështja e targave në veri është jashtëzakonisht të palakmueshme shumica e qytetareve të veriut.

“Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar, tani edhe rrethanat që janë tani në veri dhe deklaratat e sotme të kreut të Listës Serbe se nëse qëveria e Kosovës do të ju konfiskoj automjetet apo tabelat, atëherë pason një bojkot i përgjithshme e barikadim i veriut. Ne duhet të pohojmë se këto janë vetëm deklarat politike të këtij rasti pas vizitës që e patën Lista Serbe në Beograd dhe takimet me Vuçiqin. Ajo që është domethënse se 35 mijë serb në veri janë peng të Vuçiqit, dhe në këtë aspekt kryeministri Kurti dhe gjithë të tjerët ta kenë parasysh këtë fakt që ata janë në situatë jashtëzakonisht të palakmueshme shumica e qytetareve të veriut”, ka thënë Sheholli.

Nder të tjera, Sheholli ka deklaruar se kryeministri Kurti duhet të bashkëbisedoj me serbët si në veri e po ashtu në çarqet tjera të vendbanimeve me shumicë serbe me qëllim të arritjes sa më lehtë të tejkalueshme për gjendjen e tabelave.

“Në këtë aspekt duhe të gjejm një zgjidhje të mesit të artë, prandaj mesi i artë do të ishte që Kryeministri i Republikës së Kosovës të bashkëbisedoj me serbët si në veri e po ashtu në çarqet tjera të vendbanimeve me shumicë serbe me qëllim të arritjes së kësaj qështje që sa më lehtë të tejkalueshme për gjendjen e tabelave me të cilën po përballemi tash e disa vite”, ka deklaruat Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli./KosovaLive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua