Live

Sheholli: Ky është plani i serbëve për Asociacionin nëse Kurti refuzon diskutimin

22:09 / 27 Janar 2023

Nga Kosova Live

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë se sa herë që kryeministri Kurti fillon të refuzoj diçka evropiane, ata n’a fusin në një shkallë më të madhe të çështjeve.

“Natyrisht që ka vend për pazare. Ky dokument e parasheh më shumë se Asociacioni, e parasheh një far autonomie. Kjo na bënë që të mendojmë dhe të shohim, se veriu Kosovës duke iu referuar siç thotë Evropa “në shembujt më të mirë Evropian”, ajo është autonomi nuk është Zajedncë, e saherë që Kurti fillon t’a refuzoj e kam frikën që do të na fusin nga një shkallë më të madhe në këtë çështje”, ka thënë Sheholli.

Sheholli thotë se nuk shoh anjë gadishmëri tek kryeministri Kurti, asi që ky i fundit është duke bërë gabime trashanike.

“Nuk shoh një gatishmëri tek kryeministri Kurti. Ky është duke bërë gabime trashanike. Alternativa është se ne i kemi 10 komuna me shumicë serbe, e këto 10 komuna i kanë 10 asamblist e ata në njërën prej ditëve mund të shkojnë në Zveçan, e ata mund t’a formojnë një Zajedncië, e ata mund t’a zgjedhin edhe një kryetar, NE SI Kosovë e quajm anti-Kushtetuese dhe anti-ligjore, mund të ndodhë që Escobar dhe Lajçak shkojnë e bisedojnë më ata njerëz. Kjo pra është alternativa”, ka thënë Sheholli.

Sheholli ka shtuar se për të mos na sjell në këtë situatë kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, e kryeparlamentari. E Kurti duhet të dal para popullit të thotë “Oh popull i dashtun, e di që kam luftuar kundër kësaj Zajednicës, e kam shkatërruar këtë parlament, or do burra para meje e paskan shkatërruar këtë punë e ky është obligim ndërkombëtar”, ka thënë Sheholli.

Ai ndër të tjera ka thënë se edhe Vuçiq edhe serbët e Kosovës këta që janë në parlament janë zotuar se formimi i Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do t’i mundësoj rehabilitim e marrëdhënieve tona./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua