Në Prishtinë për herë të parë është organizuar Dita Botërore e Binjakeve.
Ne këtë ngjarje kanë qenë të pranishëm shumë binjakë dhe trenjakë. Ata janë shprehur të kënaqur që për herë të parë u shënua dita e tyre në Kosovë.
Organizatorët kanë thënë se kjo ditë është shënuar për tre arsye. Të paraqiten bukuritë që kanë binjakët, të bëhen të ditura vështirësitë për rritjen e binjakëve dhe të kërkohet përkrahje institucionale si nga ana sociale ashtu edhe financiare.
Parakalimi i prindërve kosovarë me fëmijët e tyre binjakë apo me shumë është bërë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.