Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit gjatë festimeve për Vitin e Ri. Në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë 15-vjeçare, ndersa raportohet se bëhet fjalë për lendime nga plumbi qorr. Te gjitha këto raste jane pranuar ne Kliniken Emergjente të QKUK-se. Po ashtu, lendime jane shënuar edhe nga fishekzajrret ku me se keqi e ka pësuar një 8-vjeçare të ciles duhet t’i amputohen gishtat.
Mjeku kujdestar ne Kliniken Emergjente, Ejup Govori tregoi ne detaje per rastet e plagosjes me arme zjarri te cilat jane pranuar ne kete klinikë.
“Gjate kujdestarisë të kësaj nate, kemi pranuar tri raste lëndime me armë zjarri, siç thanë ata, nuk dihet nga ju ka ardhur plumbi, ne i quajmë lëndime nga plumbat qorr. Lendimet janë në ekstremitete të poshtme, mosha e të plagosurve është, njëri 36-vjeçar, tjetri 26 dhe një 15-vieçare….. kjo vajza 15-vjeçare është plagosur nga nje plumb qorr, kur eshte bërë rentgeni është evidentuar edhe predha në ekstremitet, eshte trajtuar nga ortopedi edhe predha është nxjerrë nga ekstremiteti. Gendja e tyre është stabile, disa lirohen dhe njeri prej tyre pranohet, sipas te githa gjasave kjo vajza 15-vjeçare duhet te pranohet për trajtim te mëtutjeshëm”, tha Govori.
Doktor Gavori pohoi se kanë pranuar edhe raste te lëndimeve me mjete prioteknike dhe disa prej tyre janë të rënda.
Ndersa mjetet piroteknike i kemi gjithsej nga ora 19:00 kur ka filluar nderrimi i nates kemi pranuar 11 raste me mjete piroteknike kryesisht lendime në ekstremitete te siperme dhe lokalizimi eshte ne shuplaka te dorës, ka raste te cilat jane lendime serioze me incaliditet duhet te amputohen apo t’u hiqen gishtat sepse eshte lendimi shumë serioz, ndersa disa raste të tjera ka nga keto mjete piroteknike fishekzjarre te cilet lendimet jane ne fytyre, lendimet nuk jane serioze por siperfaqesore, keto raste lirohem pas trajtimit te plageve besoj lirohen ne shtepi”, tha ai.
Më së rëndi duket gendja e një 8-vjeçareje te ciles pritet t’i amputohen gishtat e dores per shkak te lendimeve nga mjete piroteknike.
“Pak me heret erdhi një vajzë e moshes 8-vjeçare e cila hetohet se ka lendime jashtezakonisht te renda të shuplakës dhe besoj se lendimet jane shume serioze ku duhet t’u amputohen gishterinte, invaliditeti eshte shume i rende”, shtoi ai. /KP/