Live

Sherifi: A po ndihen të përfaqësuar “dinjitetshëm” Hyseni e Kurteshi me vlerësimin e Kurti për Ivanoviqin?

16:03 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, është shprehur kureshtar të di se si ndihen disa bashkëpartiak të kryeministrit Albin Kurtit, pasi ky i fundit thuri epitet të ndryshme për ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq, i cili dyshohet për krimet ndaj shqiptarëve.

Duke ironizuar, ai ka kërkuar të di se si po ndihet disa prej figurave eminente të kësaj partie.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur disa veprimtarë të cështjes kombëtare, të cilët kanë pozita në VV, duke pyetur se si po ndihen ata me këtë vlerësim.

Jam kurreshtar të di nëse po ndihen të përfaqësuar mjaftueshëm “DINJITETSHËM” nga kryeministri Kurti me glorifikimin që i bëri Oliver Ivanoviçit? Hydajet Hyseni, Sami Kurteshi, Shemsi Syla, Emrush Xhemaili, Gani Krasniqi, Enver Dugolli, Ismail Kurteshi, Bajram Ajeti, Xhevat Bislimi, Agim Sylejmani, Sabri Kiçmari, Sheradin Berisha, Beqir Beqa, Faik Rraci”, ka shkruar Sherifi.

Shpërndaje në

U Kopjua