Live

Sherifi dhe Shala vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

22:06 / 18 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Dy zyrtarët e lartë të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi dhe Endrit Shala kanë vizituar ish krerët e UÇK-së në Hage. 

Lajmin e ka bërë të ditur, ish deputeti Endrit Shala. 

“Bashkë me sekretarin e NISMA z. Bilall Sherifi dhe vëllaun Granit M Shala, për vizitë te udhëheqësit e luftës çlirimtare, krijuesit dhe ndërtuesit e shtetit të Kosovës! Fitimtarët e betejave për Liri dhe Shtetndërtim do ta fitojnë edhe betejën për Drejtësi”, ka shkruar ai në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua