Live

Shitblerje dhe punime të diplomës, policia interviston tre persona

20:14 / 16 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Me datën 26.10.2022, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar një autorizim mbi grumbullimin e informacioneve në lidhje me disa denoncime publike, ku është shfaqur fenomeni i shit-blerjes së Punimeve të Diplomave.

Pas zhvillimit të hetimeve, grumbullimit të provave si dhe identifikimit të personave të dyshuar më datën: 15 dhe 16.11.2022, janë iniciuar dy raste: Falsifikim i dokumenteve dhe Mashtrim.

Në rastin Falsifikimi i dokumenteve janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarëve personat me inicialet F.Th, mashkull 22 vjeç dhe F. V, femër 22 vjeç.

Ndërkaq në lidhje me rastin Mashtrim në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar personi me inicialet B.B, mashkull, 27 vjeç.

Hetuesit e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, pas grumbullimit të provave dhe kompletimit të lëndëve, do t’i procedoj në Prokurorinë në Prishtinë me kallëzim penal kundër personave të lartcekur.

Shpërndaje në

U Kopjua