Live

Shkëlqim Devolli në SHBA vazhdon takimet me senatorë dhe kongresistë republikanë dhe demokratë

20:31 / 19 Janar 2025

Nga Kosova Live

Aksionari i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli, i ka vazhduar në Washington DC takimet e shumta me nivelet më të larta të politikëbërjes amerikane.

Ai gjatë ditës ka zhvilluar biseda me senatorë, kongresistë dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve amerikane të pushtetit, nga të dyja blloqet politike, Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike.

Afaristi Devolli ka pasur takime me senatorin John Cornyn, kongresistët republikanë nga Texasi Michael Thomas McCaul Sr., Nathaniel Quentin Moran, August Lee Pfluger dhe Elizabeth Ann Van Duyne, si dhe kongresistin demokrat Henry Cuellar, po ashtu, nga shteti i Texasit.

Me të gjithë këta zyrtarë amerikanë, Devolli ka folur për ekonominë dhe politikën në relacionin Kosovë – SHBA, duke kërkuar që Kosova të jetë e renditur lart në agjendën e politikës së jashtme amerikane edhe gjatë presidencës së dytë Trump.

Një ditë më herët, sipërmarrësi Devolli ka takuar edhe shefin në ardhje të CIA-s, John Ratcliffe, me të cilin kishte biseduar për gjendjen në Kosovë në prag të zgjedhjeve parlamentare në vend.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...