Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftar se Shkolla e Mesme Teknike “28 Nëntori” është pajisur me të gjitha mjetet e punës dhe materialin e nevojshëm në mënyrë që nxënësit e kësaj shkolle të fillojnë aftësimin profesional në praktikë, raporton Ekonomia Online.
Postimi i plotë:
Investimi i vazhdueshëm në fuqizimin e shkollave profesionale në Prishtinë, duke krijuar kushte dhe mundësi më të mëdha për mësimdhënie dhe mësim-nxënie cilësore, ndihmon të rinjtë që të përgatiten për tregun e punës sipas kërkesave, trendeve dhe standardeve bashkëkohore.
Me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, kabineti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës , në shkollën e mesme teknike “28 Nëntori” është pajisur me të gjitha mjetet e punës dhe repromaterialin e nevojshëm, ashtu që nxënësit e kësaj shkolle të fillojnë aftësimin profesional në praktikë.
E gëzofshin!
#Prishtina