Shkolla fillore “Dardania” ka anuluar të gjitha aktivitetet festive për nder të 28 Nëntorit, pas vrasjes së mësimdhënëses Sadije Miftari-Godeni.
Përmes një postimi nga kjo shkollë, thuhet se e ndjera u shqua gjithmonë si person i qetë dhe i edukuar.
“Me dhimbje të thellë sot më datë 25.11.2022 në orët e mëngjesit morëm lajmin e ndarjes nga jeta të koleges sonë znj. Sadije Miftari- Godeni, arsimtare e lëndës së Gjeografisë. Ajo u shqua gjithmonë si person i qetë dhe i edukuar, dhe do ta kujtojmë me mall gjithmonë edhe për kontributin e saj shumëvjeçar meqë shkolla humbi një person shumë të dashur. Me këtë rast, poashtu ju njoftojmë se të gjitha aktivitetet e planifikuara sot në shkollë për nder të Festës së 28 Nëntorit anulohen! Arsimtares sonë i pushoftë shpirti në paqe! Me pikëllim, Drejtoria dhe gjithë stafi i shkollës”.
E ndjera, Sadije Miftari-Godeni dyshohet se u vra në orët e hershme të mëngjesit me sëpatë nga bashkëshorti i saj i cili është vetëdorëzuar në polici.