Live

Shoferi i veturës mbeti i vdekur nga vetkaksidenti në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, i takon moshës së re

11:32 / 20 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e vetaksidentit që ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj.

Klankosova.tv ka mësuar se viktima është shoferi i automjetit, dhe është i moshës së re.

Vdekjen e viktimës ekipi i emergjencës e ka konstatuar në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se njësiti i trafikut është duke i vazhduar hetimet për rastin në fjalë.

Shpërndaje në

U Kopjua