Live

“Shqipëria ende po përballet me sulm kibernetik”, Rama ndan video në Forumin e Davosit

08:49 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri Edi Rama gjatë Forumit Ekonomik të Davosit dje në Zvicër e vuri fokusin te siguria kibernetike. Rama u shpreh se sulmi kibernetik nga Irani ishte shumë i rëndë, teksa nënvizoi se ditë pas dite ka sulme kibernetike ndaj Shqipërisë. Sot në rrjete sociale kryeministri ka ndarë një pjesë nga mesazhi i tij në forum.

“Vitin e kaluar ne u sulmuam nga Irani, në mënyrë masive, shumë të rëndë. Sigurisht, bëmë më shumë vëmendje, në çdo hap, një hetim të tërësishëm të ndihmuar nga ekipi i Microsoft, ekipi i FBI dhe ekspertë të tjerë përpara sesa të dilnim me këtë akuzë të bazuar në fakte. Dhe jemi ende të sulmuar, praktikisht ditë pas dite.

Në njëfarë mënyre, bekimi i teknologjisë na bëri të shihnim edhe anën tjetër, që është mallkimi i teknologjisë. Megjithatë, edhe pse nuk kemi një siguri kibernetike të fjalës së fundit, ne arritëm që të shmangnim zhdukjen tërësore të sistemeve që kishim dhe praktikisht shmangëm humbjen e të dhënave, çka ishte edhe synimi i sulmit”, theksoi ai ndër të tjera.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...