Live

Shqipëria shënon rritje rekord të numrit të turistëve, Kosova po ashtu trend pozitiv

12:11 / 31 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Shqipëria ka shënuar rritje prej 60 përqind të numrit të turistëve këtë vit në krahasim me vitin 2019.

Këto statistika janë për aeroportet e Evropës për muajin gusht, shkruan kosovalive.net

Statistikat i ka publikuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në listën e publikuar, shihet se edhe Kosova ka shënuar rritje.

Shteti i Kosovës ka shënuar rritje prej 23% të numrit të turistëve në aeroporte për muajin gusht në krahasim me vitin 2019.

Përveç Kosovës e Shqipërisë, vendet tjera që kanë pasur rritje, janë Armenia, Bosnja dhe Herzegovina, Gjeorgjia, Greqia, Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Luksemburg./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua