Gazetare: Krenare Tahiri
Shqiprim Arifi, kryetari i komunës së Preshevës, në një intervistë për kosovalive.net ka përmendur kërcënimet që Liburn Aliu i ka bërë këtij të fundit, dhe Arifi pretendon ndikimin e tij në lënien “jashtë” të Liburn Aliut nga kryesia e Vetvendosjes, duke theksuar se vetëdija e Vetvendosjes është ngritur nga kritikat e Arifit kunddrejtë Aliut.
Sipas, Arifit e gjithë kjo përplasje ka ndodhur për shkak se Ardita Sinani, tashmë këshilltare në qeverisjen Kurti, nuk ka mundur të krijojë shumicën në zgjedhjet e mbajtura atje, dhe kërcënimet kanë vazhduar nga ana e Liburn Aliut
“Kjo ka ndodhur sepse, shoqja e tij Ardita Sinani, që sot është këshilltare e Kurtit nuk ka pasur mundësi të krijojë shumicë dhe pas kërcënimeve që ai na ka bërë neve, e kemi marrë qëndrim që ne nuk jemi pre e ndonjë kërcënimi pavarsisht kush është. Kjo ka ndodhur, dhe kjo po duket që kam pasur kritika me vend dhe kjo po duket që kryesinë e Vetvendosjes e ka vetëdijësuar në drejtim të Liburn Aliut dhe për këtë arsye ai nuk është më anëtar i kryesisë së përgjithshme.” theksoi Arifi.
Tutje, Shqiprim Arifi beson se ka ndikuar në mos-përfshirjen e Liburn Aliut në kryesinë e Lëvizjes Vetvendosje, kjo e bazuar në kritikat e tij të shpalosura përmes mediave publike.
“Po, besoj që procesin e vetëdijësimit që kam bërë përmes mediave publike në Kosovë në drejtim të Liburn Aliut, ka ndikuar fuqishëm në atë që ai më nuk është anëtar i kryesisë së përgjithshëm në VV.” përfundoi Arifi.