Live

Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në polici brenda 24 orëve

10:38 / 09 Prill 2025

Nga Kosova Live

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në polici brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Podujevë, Kaçanik, Pejë e Gjakovë.

Më poshtë mund të shihni rastet nga raporti i policisë:

Prishtinë / 08.04.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 08.04.2025 – 13:30. Është raportuar se djali i cili vuan nga probleme shëndetësore psikike si dhe është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht shkakton probleme në familje duke i kanosur anëtarët e familjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit është dërguar për shërim në klinikën psikiatrike.

Podujevë / 08.04.2025 – 18:00. Raportohet se bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike, psikike dhe kanosje viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia  e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar :  një armë zjarri-pistoletë me 50 copë fishekë dhe  një sprej. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Podujevë / 31.03.2025 – 04:25. Me 08.04.2025 në Urgjencën e Psikiatrisë  Prishtinë  është intervistuar  viktima femër kosovare, pasi e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe  me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt.

Kaçanik / 08.04.2025 – 19:30.  Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij (dyshohet me probleme mendore) të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmoj fizikisht nënën e tij. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  i dyshuari –djali  është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Pejë / 08.04.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë / 08.04.2025 – 23:20.   Me 09.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën është duke bashkëjetuar.  Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje .

Shpërndaje në

U Kopjua