Live

Shtetasit të Shqipërisë ia vjedhin paratë në Shtërpcë

09:46 / 29 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se nga vetura e tij me targa të Shqipërisë i janë vjedhur para, të cilat i kishte pas në një çantë.

Rasti ka ndodhur në Qendrën e Skijimit në Shtërpcë, dje rreth orës 17:30.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar qe rasti të hetohet”, bëri të ditur Policia.

Shpërndaje në

U Kopjua