Live

Shtohen nënoficerët në FSK

13:06 / 12 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se janë shtuar nënoficerët në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Mehaj në një postim në rrejtin social “Facebook”, ka shkruar se krahas Kursit për Sniper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit.

“Shtohen nënoficerët-liderë të certifikuar të togjeve në radhët tona!”, ka shkruar Mehaj.

“Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu’, ka shtuar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua