Në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, e ftuar e radhës ishte, Fitore Malaj, vajza e dëshmorit Rexhep Malaj.
Ajo gjatë intervistës rrëfeu për mungesën e babait të tij në jetën, fëmijërinë e saj dhe më pas tregoi për diferencimet që i’u bëheshin nga mësuesit.
“Kemi pasur më bo zgjedhjen e kryesisë dhe mua më kanë zgjedhur klasa në shkollën fillore si kryetare dha pas dy ditësh ka ardhur arsimtari, ma ka vendosë dorën në kokë dhe më ka thënë: Fitore, ti nuk mundesh mu zgjedh kryetare e klasës se e kam mendu gjatë, është shumë mundim për ty është shumë përgjegjësi, ti je nxënëse shumë e mirë. Dhe unë kam thënë ani, qashtu e kam ndje, arsimatri e ka zgjedh rrugën më të mirë për me m’thënë por me pas ka ardhë dhe më ka tregu që kanë ardhur dikush prej UDB-ës dhe kanë thënë që ajo nuk mundet me qenë kryetare e klasës. Domethënë kanë pasur intervenim prej UDB-ës te drejtoria e shkollës. Ka pasur raste edhe kur kam qenë në shkollën e muzikës kemi pasë me shku në disa gara ndërkombëtare dhe jam bërë gati krejt, ata në shkollë të muzikës më kanë thënë që nuk mundesh me ardhë, nuk mundesh me na përfaqësu”.
Diferencimi nga UDB-a
“Për fëmijtë e axhës ka qenë shumë e theksuar se unë kam qenë gjeneratë më e re pastaj pluralizmi politik ndryshoi në Kosovë. Rininë e kam pasur më të lehtë, fëmijrin jo por rininë po”, shtoi Malaj./Kosovalive.net/
Rrëfimi i plotë: