Live

Sindikalisti Sefaj me gjashtë kërkesa për kryeministrin Kurti: “Nëse nuk merren këto veprime do të mbesim pa profesionistë dhe pa punëtorë”

10:04 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Sindikalisti Ali Sefaj, ka bërë gjashtë kërkesa nga kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Këto kërkesa ai i ka publikuar në Facebook.

Sefaj ka kërkuar rritje të koeficentit mbi 120 euro teksa ka kërkuar të dërgohen për shfuqizim në Kuvend, marrëveshja për Asociacion dhe për Gjykatën Speciale.

Shkrimi i plotë i tij:

Kryeministër Albin Kurti

-Rrite vlerën e koeficientit mbi 120 euro

-Rrite pagën minimale dhe përfshij edhe veteranët në këtë rritje

-Plotëso dhe ndrysho Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti

-Dërgo në kuvend për shfuqizim Marrëveshjen e Brukselit dhe shpallne të vdekur zajednicën

– Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale dhe

– Furnizoj spitalet me barna të listës esenciale.

Nëse nuk merren këto veprime me urgjencë migrimi ka me arritë pikun dhe kemi me mbete pa profesionistë, pa fuqi punëtore dhe pa fuqi blerëse!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...