Live

Sindikata e Policisë: S’kemi helikopter për ndërrim të patrullave të policëve në veri

18:34 / 19 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Sindikatës së Policëve, Imer Zeqiri e ka quajtur nevojë urgjente furnizimin e Policisë së Kosovës me helikopter, pas ngjarjeve të fundit në veri të Mitrovicës, ku ndërrimi i patrullave policore pas vendosjes së barrikadave në Jarinjë e Bërnjak, është i pamundur.

Zeqiri në Info10 tha se për këtë, duhet të dyfishohet edhe buxheti për Policinë, kjo pasi siç tha ai, në kushte barrikadimi të pikave kufitare, Policia e Kosovë do të ketë nevojën nga trupat e KFOR-it, siç ka ndodhur gjithmonë.

“E dimë që kanë kontakte të vazhdueshme. Mundësia e vetme për tu bërë ndërrimi i patrollave është me helikopter. Buxheti i Policisë së Kosovës duhet të dyfishohet, që t’i kemi mjetet tona. Kjo nuk është hera e parë që ne gjindemi në këso situate, edhe më përpara ndërrimi i patrullave kur kishte barrikadim, është bërë me helikopter të KFOR-it. Është kërkesë e jona urgjente”, tha Zeqiri në Info10.

Ai madje, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare për intervenim sa më të shpejt, para se siç ka thënë ai të mos krijohet krizë humanitare e humbje të jetës së njerëzve.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...