Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës(SSPK-së), Jusuf Azemi ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë për ndarjen e shtresave prej 50 euro për sektorin publik, ndërsa për atë privat nuk ka ndarë asgjë.
Azemi akuzojë Qeverinë dhe e quajti një vendim skandaloz, gjersa tha se po i sanksionon punëtorët e sektorit privat.
“Edhe me vendimin e mëhershëm ku përreth tre muaj, ka ndarë mjete për punëtorët e sektorit publik dhe jo për atë të sektorit privat, po më të njëjtin sanksion ka filluar edhe këtë vit.
Ne si punëtorë të sektorit privat jemi mbi 200 mijë që paguajmë kontribute dhe tatime të ndryshme për buxhetin e Kosovës, që d.m.th. jemi mbusheshit kryesorë”, ka thënë Azemi për IndeksOnline.
Azemi ndër tjerash tha se punëtorët e sektorit privat i kanë rrogat më të vogla për treefish nga punëtorët e sektorit publik.
Ai tha se në ligjin për paga punëtorët e sektorit publik janë më të favorizuar se ata të sektorit privat.
Kryetari i Sindikatës gjithashtu kërkoj nga Qeveria që ti kenë parasysh kërkesat e punëtorëve të sektorit privat, pasi ka mbi 25 kërkesa që ende nuk kanë pranuar përgjigje nga kryeministri apo Ministri i Finacave.
“Konstatimi që unë e kom vërejte është që dikund mbi 25 kërkesa për kryeministrin e Kosovës dhe Ministrin e Financave që të bisedohet për pagën minimale dhe për kushtet e sektorit privat dhe ata kërkesave tona të protokolluara nuk miu ka përgjigjur”, tha Azemi.