Live

Sindikatat kërkojnë të ndahen mjete të mjaftueshme për ta

20:21 / 06 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kreu i SBAShK’ut, Rrahman Jasharaj, ka kërkuar që të ndahen mjetet e duhur nga buxheti për pagat e mësimdhënësve në mënyrë që të ketë një fillim normal të gjysmevjetorit të dytë.

Këto komente ai i bëri sot për Kosovalive, duke iu referuar diskutimit për projektbuxhetin e vitit 2023.

“Uroj që qeveria Kurti të ndaj më shumë fonde për sistemin e arsimit pavarsisht se jemi në shekullin e 21 akoma mësuesit punojnë me shkumsa e me shpuza e cila nuk mundë të jep rezultate të dëshiruara”.

Ai gjithashtu tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet të ketë marrë mësim nga greva e kaluar.

“Ajo që e mban pezull këtë lajm është mos deklarimi i koeficientit, mirpo shpresojë dhe besoj që qeveria të ketë marr mësim nga greva e kaluar”.

Ndërsa, përfaqësuesi i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civil, Ali Sefaj, është shprehur se nuk janë në pajtim me ndryshimet që po synon ti bëjë qeveri nëpërmjet ligjit për reformimin e administratës publike. Sefaj nënvizoi se ky ligj është i papranueshëm ku mes tjerash e vë theksin te zgjedhja e drejtorive në administrata me mandat 4 vjeçar.

“Ne nuk e kemi pranuar, ne kemi dërguar ankesën tonë në të gjitha instancat relevante të Kosovës dhe nësë kalohet ky ligj më këtë variant të tillë e bënë të pamundur rrjedhjen institucionale të administratës”.

Ai ndër të tjera ka thënë se kjo është gjeja më e rëndë që mund të ndodhë në administratën publike të Kosovës, dhe se ligji për pagat akoma nuk ka kaluar në lexim të dytë.

“Ne kemi kërkuar që të parashihet qartë dhe rrjedhimisht mjetet për garancim për zbatimin e ligjit të pagave“.

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), pas grevës që e kishin mbajtur nga 25 gushti deri më 3 tetor të këtij viti, kishin marr vendim që kjo greva të shtyhet deri në janar të vitit të ardhshëm, në mënyrë që qeveria e Kosovës të marr vendim për rritjen e pagave për mësimdhënësit./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua