Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sivjet pritet të fillojë ndërtimi i Spitalit të Prishtinës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë me dije se sot është bërë prezantimi i planit të detajuar për këtë spital, i cili do të ketë 200 shtretër.
Për këtë projekt, Rama ka thënë se janë ndarë parcela në Prishtinën e Re dhe buxheti prej 1.3 milionë euro.
“Faleminderit partnerëve tanë nga ICME, për punën fantastike në krijimin e një objekti të denjë që do të plotësojë të gjitha kushtet e qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama.