Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, përmes një postimi në facebook, me gabime të shumta gjuhësore, ka tërhequr të mërkurën vëmendjen e mediave kosovare, kryesisht të atyre online. Duke dashur që t’i “informojë” friends-at e tij pas takimit me ish-shefin e tij në Qeveri, Ramush Haradinaj, Mustafa ka shpërfaqur kuturën e tij shumë të varfër gjuhësore, edhe pse në CV-në zyrtare shkruan se mban titullin e doktorit të shkencave.
Ja postimi i ministrit Mustafa:
“Sotë takova Kryeministrin R.H. ju falenderova për mbështetejen dhe rrugëtimin e përbashkët të deri tanishëm me qeverisjen e vendit. Krenohem me punën e juaj Kryemionistër”.