Këshilltari i kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, ka përkrahur deklaratat e anëtarit të Kryesisë së kësaj partie, Elvis Hoxha kundër Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit tha se Grupi i VV-së në Tiranë ka mision politik largimin e Kosovës nga rruga pro-amerikane.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxha e ka quajtur Abdixhikun skizofren të vogël, pasi nuk po di si të jetë kryetar i LDK-së, në fazën e tretë.
Tutje, Hoxha shtoi se Lumiri i gjorë në pritje të reflektimit të tij për të kaluar kohe shpiku grupin e Tiranë.
Këtë status të Hoxhës e shpërndau Feraj, duke treguar kështu mbështetjen e zakonshme që ia dhuron.