Live

S’ndalen sulmet e pushtetit ndaj Kushtetueses, Haxhiu: Vazhdimisht pengojnë reformat tona

18:05 / 20 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Gjykata Kushtetuese “vazhdimisht pengon reformat tona”, tha Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në sulmin e kush-e-di-të-satë me radhë ndaj institucionit më të lartë të kontrollit kushtetues të ligjeve.

Haxhiu tha se “vonesat…deri në 16 muaj…janë të pazakonta” referuar disa ligjeve kushtetuetshmëria e të cilave po trajtohet në Gjykatën Kushtetuese; të cilat janë dërguar nga partitë opozitare.

Gjykata Kushtetuese – në vazhdimësi – na i ka vonuar reformat, i ka penguar reformat. Natyrisht që ne duhet të kemi qëndrim, publike për këtë. Sa i përket reformave që Minsitria e Drejtësë i ka adresuar; edhe Ligji për Byronë edhe reforma në Këshillin Prokurorial që ende është duke u trajtuar nga GJK; edhe vonesat në amandamentet kusthetuese për vetting-un, ligji për çmimet tavan; dhe pagën minimale, kanë pasur vonesa të shumta, e madje ka pasur raste deri në 16 muaj, është e pazakontë”, tha Haxhiu.

Ne kemi pasur takime edhe me shumë homologë tnaë, dhe i kemy pyetur se si funksionojnë gjk ajte, dhe nuk kemi gjetur asnjë rast të vetëm ku GJK i voton ligjet si kjo e jona kjo”, tha mes tjerash ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...