Live

Sokol Haliti, Vitia nuk është nën sanksione, këtu me fonde të BE-së shihni vet investimet që po bëhen tani

19:05 / 11 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, tha se komuna që e qeverisë nuk është nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Ai gjatë një interviste nga vendi i ngjarjes i tregoi kosovalive se aktualisht po ekzekutohen punimet në një kompleks shkollash me para të BE-së.


“Qeveria e BE neve sanksione nuk na ka vnu, ky është projekt terësishst investim i BE në këtë shkollë, Kuvendi i Lezhës. E tërë shkolla është revitalizuar tërësisht, prej sanitarisë, kanalizimeve prej të gjithave, dritareve, izolimeve, etj. Ne nuk jemi në masa ndëshkuese”, pohoi kryetari Haliti.


Më tutje kreu i komunës duke levizur nëpër një kompleks të objekteve të vjetëra, e që po rinovohen tërësisht më fonde të BE, USAID-it e donatorëve të tjerë dhe me participimin e komunës, përmendi një fakt relevant.
“Një klasë e tërë e shkollës së mesme profesionale është punësu. Kjo është rezultat i parave të donatorëve që kanë investuar në këtë shkollë profesionale. Donatorët si USAID-i dhe të tjerët kërkojnë seriozitet në punë dhe besoj se te ne e kanë parë këtë seriozitet”, tha Haliti.


Kreu i komunës se Vitisë me rreth 100 mijë banorë është mjaft i dëshpëruar me qasjen që ka Qeveria Kurti kur është fjala të vazhdimësia e projekteve me rëndësi për komunën. Haliti tha se disa ministra nuk ua çelin as telefonin dhe veçoi për të keq zv. ministrin e Bujqësisë që vjen nga ky rajon, i cili sipas Halitit e ka bllokuar projektin shumë strategjik për Vitinë, siç është furnizimi për ujitje të tokave.
“Një pjesë e ministrave të kësaj qeverie nuk ua çelin telefonat kryetarëve të komunave, ky është realiteti. Ministria Rajonale po investon. Por, as mu s’po ma hapin telefonin.Psh, projekti i mëhershëm i furnizimit për ujitje të tokave i nënshkruar nga ish ministri, Besian Mustafa, është anluar nga një zëvendësministër i Bujqësisë, e që është i kësaj ane. I vetemi sukses I këij zëvendës ministri është bllokimi i këtij projekti.

Nuk munesh mos m’u ni i dëshpërum kur një shkollë ta zëmë në Pozheran që tri vite është ndal puna nga Qeveria”, kritikoi Haliti Kurtin për qasje të padrejtë ndaj Vitisë.
Ai ka vërejtje edhe për tasenë e austradës Prishtinë-Gjilan ashtu sikurse edhe për bllokimin e rrugës Kllokot-Gjilan, rrugë për të cilën u siguruan mjetet nga BERZH-i në kohën e qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti.


“Shikone rrugën Gjilan – Kllokot, është blloku, është nisur nga ish qeveria e kryeministrit Hoti. Austostrada është dashur të kalon nga Sojeva në Ramjan e Sllokovc e në Bresalc, e kish lidhë Vitinë, Gjilanin, Ferizajn, krejt sektorin e Lindjes sikur që e lidhë edhe Gërlica, një projekt tjetër ky që e ka lënë tash anash kjo qeveri”, pohoi Haliti.


Ndiqni më poshtë me zë e figurë një pjesë të kësaj interviste:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...