Në një postim në rrjetin e tij social facebook, aktivisti shqiptar hebre, që është edhe delagat i Kongresit Botëror Hebre, ka uruar Vitin e Ri Hebraik, Rosh Hashanah dhe njëkohësisht e ka shpjeguar edhe domethënien e tij!
Në vazhdim, postimi i plotë i tij!👇
Rosh Rashanah (Viti i Ri Hebre),sipas kalendarit hebraik, ky vit është 5783!
Në këtë ditë Zoti mban shënim të veçantë për njerëzimin, për sjelljet tona dhe na i shkruan emrat, veprat tona te “Libri i Jetës”.
Ky Libër simbolizon se si do të gjykohen hebrenjtë dhe mbarë njerëzimi për vitin që vjen.
Libri i jetës “hapet” në Rosh Hashanah dhe “vuloset” në Yom Kippur (dita e shlyerjes së mëkateve).
Rosh Hashanah është gjithashtu një festë e gëzueshme në të cilën njerëzit festojnë dhe shpresojnë për një vit të ri të ëmbël, një vit të ri më të lumtur,shëndet dhe një vit pasurues.
Është koha për të reflektuar dhe vlerësuar, dhe për të menduar se çfarë doni të bëni ndryshe dhe çfarë doni të arrini në vitin e ardhshëm.
Shana Tova!