Live

Sot më shumë vranësira por mbetet ende ngrohtë, koncentrim i lartë i pluhurit saharian

07:28 / 16 Prill 2024

Nga Kosova Live

Për ditën e martë në vend mbetet ende mot i ngrohtë, megjithëse kalojnë më shumë vranësira. Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s, e në pjesë të Dukagjinit dhe Drenicës edhe të fuqishme me hove deri në 20m/s (70km/h). 

Temperaturat minimale zbresin në 11C e 13C, e ato maksimale paksa më të ulëta, deri në 23C e 25C. Gjatë mbrëmjes të reshura shiu paraqiten fillimisht nga pjesë perëndimore të vendit, e deri në mesnatë edhe pjesë tjera, njofton Prishtina Weather.

Në vend ditën e martë parashihet të depërtojnë edhe koncentrime më të larta të pluhurit saharian pranë sipërfaqes, që mund të çojnë vlerat e çastit të indeksit të cilësisë së ajrit në të dobëta, apo ndotje më të rritur.

Më shumë të reshura shiu priten ditën e mërkurë dhe enjte, që aty këtu mund të shoqërohen edhe me bubullima. Temperaturat zbresin në 12C e 14C të mërkurën e të enjten në 9C.

Në vise malore priten të reshura dëbore. I paqëndrueshëm parashihet moti ditën e premtë, me mundësi për reshje lokale shiu, e të shtunën shfaqen sërish kushte për më shumë shi. Nëse temperaturat minimale zbresin fare pranë 0C, nuk përjashtohen mundësi që reshje dëboëre të shfaqen edhe në pjesë të Prishtinës.

Shpërndaje në

U Kopjua