Live

Sot shqyrtohet buxheti i Kosovës për vitin 2025

08:12 / 21 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i kthehen sallës plenare. Aty do të diskutohet vetëm një pikë e rendit të ditës që është shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. Seanca fillon në ora 10:00.

Buxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, apo rreth 300 milionë euro më i lartë se buxheti i vitit 2024.

Kuvendi Kosovës ditë më parë kishte votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Pro buxhetit kishin votuar 59 deputetë, ndërsa 2 deputetë kishin abstenuar. Buxheti ka kaluar nëpër disa komisione parlamentare.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...