Live

Spahiu: Veprimi i Kurtit lidhur me Ivanoviqin ishte një akt politik

21:35 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se sikur mos të ishte lideri i Iniciativës Qytetare “SDP”, Oliver Ivanoviq nuk do të kishte serbë në Kosovë.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Spahiu ka thënë se një veprimi i Kurtit lidhur me Ivanoviq, ishte një akt politik.

“Është një akt politik, besoj njëjtë me atë kur kryeministri i mëparshëm, Ramush Haradinaj ka mbajtur një minutë heshtje në qeveri me rastin e vdekjes së tij. Mendoj se pavarësisht biografisë së Oliver Ivanoviqit, si veprim politik e arsyetoj dhe mendoj se është me vend….nese futemi te biografia e Oliverit, sigurisht se mos të ishte Oliveri, nuk do të kishte serbë në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Sipas Spahiut, Ivanoviq është ai iu cili kishte organizuar “Rojet e Urës” edhe në një mënyrë, nuk i ka lënë shqiptarët të depërtojnë në Veri. Ai thotë se Ivanoviq ishte konsideruar si mbrojtës për komunitetin serb.

“Mos t’kishte pasur serbë në Veri të Mitrovicës, sigurisht të mos ishte Oliveri skish me pas serbë në Veri të Mitrovicës, s’do mund të bëhej universiteti…faktikisht brenda këtyre 23 vjetëve, nuk besoj se ndonjë serbë do kishte ngelur në Kosovë…Ai nga ana e serbëve në Kosovë konsiderohet si mbrojtës i tyre dhe ashtu, unë asnjëherë nuk e kam parë komunitetin serb më të trishtë sesa ditën që është vrarë Oliver Ivanoviq. Nga ana tjetër, Oliver Ivanoviq është vrarë nga qeveria në Beograd dhe fakti që ne akoma nuk mund ta zbardhim këtë ngjarje tregon brishtësinë dhe dobësinë e shtetit të Kosovës dhe me këtë deklaratë, Albin Kurti në njëfarë mënyre përpiqet me arsyteu, me poentu në kuptimin që ta godas Vuçiqin…”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua