Live

Specialja: Dëshmitari i radhës kundër Thaçit e të tjerëve një përkrahës i LDK-së

13:28 / 04 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dëshmitari i mbrojtur me shifrën W04445 është dëshmitari i radhës i Prokurorisë dhe dëshmia e tij do të bëhet përmes një video lidhjeje, raporton Kosovalive.net.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se sipas asaj çfarë ka ofruar Prokuroria në Gjykatë, dëshmitari në fjalë dhe të afërm të tij kanë qenë përkrahës të LDK-së.

“Në vitin 1998, anëtarët e UÇK-së rrëmbyen të afërmin e dëshmitarit, trupi i të cilit u gjet më vonë atë vit”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se “në të njëjtin vit, dëshmitari gjithashtu u ndaluar dhe u keqtrajtua nga pjesëtarët e UÇK-së”, raporton Kosovalive.net.

Specialja gjithashtu sqaron se dëshmia e BisliM Zyrapit ende s’ka përfunduar dhe planifikohet të vazhdojë të hënën e 8 korrikut në orën 09:00.

Shpërndaje në

U Kopjua