Live

Stano: Qëllimi i dialogut Kosovë-Serbi është normalizimi dhe jo njohja e ndërsjellë

14:46 / 28 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se qëllimi i dialogut që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është normalizimi i marrëdhënieve dhe jo njohja e ndërsjellë.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për media, duke shtuar se Bashkimi Evropian është aty që t’i ndihmojë të dyja vendet për t’i normalizuar marrëdhëniet mes vete.

“Qëllimi i dialogut nuk është njohja, por normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

“Përmbajtja e normalizimit definohet nga të dyja palët. Bashkimi Evropian është ndërmjetësues, ne nuk diktojmë se çka duhet të bëjnë Kosova dhe Serbia. Ne po i ndihmojmë të arrijnë atje në frymën e pjekurisë evropiane në të mirën e popujve të tyre”.

Shpërndaje në

U Kopjua