Live

Stano: Të dy palët mbajnë përgjegjësi për çdo përshkallëzim

21:30 / 21 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë se të dy “Kosova dhe Serbia duhet të mbajnë përgjegjësinë e bisedimeve”.

Por Stano thotë se “BE-ja ofroi një propozim të cilin Kosova e refuzoi, ndërkaq Serbia e pranoi”.

“Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne parashtruam një propozim që presidenti Vuçiq e pranoi sot ndërsa kryeministri Kurti jo”, ka thënë Stano.

Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje të Brukselit për targat.

Kjo ka bërë që Josep Borrell, shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri “ta lë fajtore Kosovën”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...