Blerja e një banese sa po vjen dhe po bëhet më e shtrenjtë në rajonin tonë krahasuar me të ardhurat e qytetarëve.
Për vitin 2023, Kosova renditet e gjashta me çmimet më të larta në Evropë.
E para me çmimet më të shtrenjta është Rusia. E dyta është Serbia. E treta është Shqipëria.
E katërta, sipas të dhënave të Numbeo-s, që është njësia më e madhe globale e të dhënave, vjen Republika Çeke. Pas saj, e peta rangohet Hungaria dhe e gjashta vjen Kosova.
Indeksi për përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti që matet nga raporti i çmimit mesatar të shitjes së shtëpive dhe të ardhurave mesatare të disponueshme të familjeve, e shprehur si vite të ardhurave, për Kosovën është 14.1 në vitin 2023.
Në raport me vendet e rajonit shteti më i lirë renditet Mali i Zi. /Demokracia.com/