Reperi Stresi dhe e dashura e tij janë ndarë. Deri më tani cdo gjë ishte në kuadër të spekulimeve por së fundmi një koment në instagramin e Keisit i vuri pikën kësaj historie.
“Tani që je ndarë me Stresin, të ka rënë një nur i bukur, siç ke qenë dikur. Vajzë e thjeshtë, pa u sforcuar, pa dalë nga vetja. Vajzë yll me pak fjalë. Pa fat ai që të humbi, lum ai që do të të ketë. E them me siguri të plotë. Vajzë shumë e mirë në çdo aspekt. Qëndro kjo që je”, shkruhej në koment.
Dhe mes pëlqimeve të shumta, edhe Keisi ka pëlqyer komentin.
Cifti fshinë fotot e njëri-tjetrit nga Instagramet e tyre dhe Stresi u pa teksa kalonte një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e dy vajzave të zhveshura. Sidoqoftë, në fund të korrikut, reperi foli për dasmën e tij në një intervistë. Ndoshta ka ende shpresë për një ribashkim.