Live

Stresi reagon ndaj estradës për injorimin e rastit të vrasjes së gruas shtatzënë para QKUK-së: A nuk ju vije turp

12:51 / 02 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Rasti tragjik i vrasjes së një gruaje shtatzënë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike Obstetrike ka shokuar gjithë vendin.

Reagime për vrasjen kanë ardhur nga opinioni i gjerë dhe figura të njohura duke e dënuar këtë rast dhe duke bërë thirrje kundër dhënës ndaj grave.

Megjithatë reperin nga Shqipëria ka Stresi ka akuzuar kolegët e tij nga estrada për injorimin e këtij rasti, dhe mosreagim nga ana e tyre.

“E di që ju VIP-at keni bërë shumë para, dhe tash jeni lartë qa lartë sa veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni që keni kap qiellin me dorë!! Rasti që ndodhi në Kosovë, që u vra një nënë shtatzënë a ju duket pak?? Asnjë reagim nuk e kemi parë nga ju? A nuk ju vjen turp?”, ka shkruar Stresi në një postim në Instagram.

Ndërkohë, më herët Stresi ka bërë edhe një reagim mbi ngjarjen tragjike duke thënë se ‘burrat që janë burra nuk vrasin gra’.

Ndërkohë ditën e djeshme (e enjte) në Prishtinë u mbajt një protestë për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...