Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Glloboqicë të Kaçanikut, nën dyshimin për përfshirje në një rast të lëndimit të rëndë trupor.
Të dyshuarit – njëri prej tyre i moshës së mitur, kanë sulmuar fizikisht një viktimë, po ashtu të mitur, duke përdorur mjete të forta, raporton Klankosova.tv.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.